Plagoset me armë kryetari i njësisë Administrative Kotë, dalin detajet e para: Ndërhyri në një konflikt për pronën

11.06.2019 15:28:19

Kanë dalë detaje të para nga plagosja e ndodhur pak minuta më parë në Njësinë Administrative Kotë, në Vlorë.

Burime i thanë Dosja.al se i plagosur është Argjil Gjoka, me detyrë kryetari i njësisë Administrative Kotë, i cili ka marrë plumb në kraharor dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije për media, se Gjoka ka ndërhyrë për të ndarë një konflikt prone në fshatin Mavrovë, kur ka ndodhur ngjarja.