Plagoset me thikë 25-vjeçari në Durrës

08.01.2017 14:29:27

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës për motive të dobëta. Burime nga policia bëjnë me dije se kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit V.Sh. 25 vjeç, banues në Durrë sepse dyshohet se rreth orës 21:30, në lagjen Nr.14, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës, thikë shtetasin Xh.K. 25 vjeç, banues në Durrës. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme procedurale Prokurorisë Durrës për veprën penale” Dëmtime të tjera me dashje”.