Plagoset një person në Prishtinë

31.05.2018 18:06:21
Gjatë ditës së sotme në Prishtinë ka ndodhur një plagosje pas një gjuajtje me armë zjarri.

“Rreth orës 16:40 kemi pranuar informatën për një rast të gjuajtjes me armë zjarri në rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë. Nga të shtënat një person është plagosur”, ka thënë për lajmi.net zëdhënësi Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Personi i plagosur është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimin lidhur me rrethanat, si dhe po e identifikojnë të dyshuariti dhe vendndodhjen e tyre.