Plaka me ni dhâm e ka hânger Shkodrën e veteranët e rrejshëm e hëngren Kosovën

22.03.2019 10:13:14

Për mitin, legjendën dhe kultin e “veteranëve” të Drenofcit që ranë si pacerrkat pas brymës së parë të vjeshtës

Vazhdon nga numri i kaluar me titull “Ju veteranët e mashtrues, e keni vrarë të ardhshmen e Kosovës!

 

Edhe unë e mbyll reagimin tim kundër “sqarimit” të Ruzhdi Ali Gashit, që ishte i gjatë sa një këngë kreshnike (Martesa e Halilit) dhe më mban shpresa se më nuk do të kem nevojë me reagua kundër askujt e aq më pak kundër Ruzhdiut, djalit të Ali Gashit nga Drenofci i Zatriqit.

Për më shumë e për gajretin e “veteranëve”, shpresoj se kurrë më nuk do të flas. Tash është punë “e shahirave të asaj ane, që muarën yrrnekin e vëllezërve ideologjikë”, ti këndojnë në bisht të lahutës e ne (dy) telat e çiftelisë që sipas një shënimi, çuditërisht thoshte se çiftelia ka prejardhje turke 1*). Për “sharkinë” dihet se ajo ka prejadhje persiane e deri te ne ka ardhur përmes Turqisë.

Për Ali Gashin, nuk është e tepërt të thuhen e të shkruhen vetëm fjalë të mira. Për punën dhe veprimtarinë e bacës Ali, të gjithë ata që e njohin që unë i kam takua, kishin vetëm fjalë të mira.

Për bacën Ali, kam marrë edhe shumë letra, që të gjithë flasin për ato që i ka bërë baca Ali në të mirë të atdheut, që nga koha kur u lejua që edhe në Kosovë të ketë “pluralizëm politik” e në skenë doli “Alternativa”. Kështu quheshin në fillim.

Baca Ali, u dallua dhe u rreshtua si si i dhjathtë, si nacionalist prandaj edhe e perkrahu LDK-në dhe Ibrahim Rugën me besimin se ai, së bashku me partitë tjera politike në Kosovë, që dorën në zemër, ishin sa me shtu numrin e partive pluraliste dhe me përkrahjen e ndihmën ndërkombëtare, Kosova do të çlirohet nga sundimi serb.

Asgjë dhe askush nuk mund të flet për bacën Ali diçka që është dashur me e bërë dhe s`e ka bërë baca Ali.

E tash po dal te reagusit dhe “sqaruesit”e mi.

Ruzhdi, ti je ai që e ke deturua dhe ke bërë presion që baca Ali, të “tërhiqet” nga ato që i ka thënë kur unë isha aty, vetë i treti, dhe baca Ali, vetë i katërti: Baca Ali, ti (Ruzhdiu), Xhemajliu dhe Beqa.

“Shtatë shaljanët” apo “Ishin kanë shtatë, tetë vetë vetë”.

E pra ishim shtatë vetë.

Ruzhdi, është e drejtë e çdo kujt me e mësua të vërtetën e asaj që u fol at ditë të fundit të Qershorit të 2018-tës në odën e Ali Gashit. Por edhe më e drejtë dhe shumë e nevojshme të thuhet e vërteta se çka në të vërtetë ka ndodhur në nahinë e juaj, me qendër Drenofcin e Zatriqit.

Ruzhdi, ti e din por, pyeti Drenofcin dhe ata që ishin në konakun tënd:

A fliten këto që unë i kam shkruajtur çdo natë në odat e juaja?

-A mos janë këto vetëm fjalë sikur fjalët e “Havadyzeve të Gjakovës”?

-A është thëne nga baca Ali, në prezencë të Fetah Berishës, Beqë Makshanës, Shaban Danit dhe tëndit  e ku isha edhe unë, ato që unë i kam shkruajtur?

– A ka të vërteta apo krejt, sipas teje “asgjë nuk është folur nga ajo që (unë?) është shkruajtur.

Për me “u la” me  Ruzhdiun, në fund të shkrimit tim, do të ia bashkangjes edhe “sqarimin” e Ruzhdiut.

Le të lexohen dhe vetë opinioni e lexuesit le të “gjykojnë”.

E di se nuk e ka pasur të lehtë baca Ali me disa nga familjarët që ndoshta shihet shpesh por ai ka thënë të vërtetën dhe nga kjo nuk duhet të largohemi as unë, as baca Ali e as Ruzhdiu.

Nëse ata që ishin përgjegjës, të ashtuquajtur “shtab” i Drenofcit nuk iu ka ardhur keq, nuk kanë ndie keqardhje e dhimbje për ato viktima që 100% janë vrarë aty ose në Kleqkë, pse ti vie keq bacës Ali ti tregoj e unë të mos shkruaj?

E vërteta del edhe nga dheu (toka)

Këto i flet krejt katundi i Drenofcit, ditën e natën dhe kudo, në dasma, ne darka të pasterrmave. Pra, janë të vërteta.

Askush nuk e mohon se ka pasur “budallenj” që iu kanë shkua pas qiftave të Gani Paqarizit, që erdhi edhe te ju apo, Hashimit e Bislim Zyrapit, atherë, por tash së pakut duhet të lirohen nga hipnoza e sugjestioni, ta thonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën çka ka ndodhur në periudhën Mars- Shtator 1998, në Drenofc të Zatriqit, sepse pas shtatorit, nuk ka pasur më “shtab” në Drenofc të Zatriqit.

A nuk është e vërtetë se në Drenofc të Zatriqit pas muajit shator 1998 në Drenofc të Zatriqit nuk ka pasur “shtab”?  

Ruzhdi, “shtabit”, baca Ali ia ka dhënë 500 marka dhe ka pasur dëshirë, me i dhënë edhe më shumë por a nuk është e vërtetë se kombin apo kamionetën kanë dashur me iu marrë pa pëlqimin dhe dëshirën e bacës Ali?

-A nuk i kanë thënë bacës Ali, “Ta marrim e nuk t`vesim”?

-A nuk u fol se Qifllaku i kanë qu lopët në shtabin e Rahovecit, kah Drenofci e nuk iu kanë lënë “shtabit” të Drenofcit me hangër bukë mrume e mish lope?

Ruzhdi, deri sa nuk kishte ofensiva serbe, ju e keni “zhivat” më këngë, krisma pushës, me mish viqi të tareqëve por kur iu ka mësye policia e ushtria serbe, hiç sè keni prit njëri-tjetrin e nuk iu ka ra ndërmend as kapuqat me i marrë (por në rrethet tjera, ushtarët që donin të bëheshin si Adem Jashari, me mjekrra, pas ofensivave, i kanë rru ….)

Ku, ku keni bërë qëndresë, ku e keni pritur dhe zmbraps shkaun Ruzhdi?

– Cilën mahallë a shpi, e keni mbrojtur?

Plaka me një dhâmb që e ka hânger Shkodrën, e shefat e juaj po e han Kosovën

Shkau ka hy ku ka dashur. Ka shkua edhe në Zatriq që ju Drenofci veç me kuaj keni shkua e shkau ka hy me mjete të rënda e makineri luftarake.

O Ruzhdi, o mjaft më se edhe shefat e juaj atje në Prishtinë që nuk kanë dashur e nuk kanë  … e prit ushtrinë e as policinë serbe tash po flasin të vërtetën, por për të tjerët (Jakupi për Hashimin ose Fatmiri, fajin ia hudh “Shtabit” të … për vrasjet e R. Hoxhës e ….. )

Atyre, Ruzhdi, shefave tuaj, iu ka ra shi n`kallamoq. E hëngrën Kosovën, “Si plaka me një dhâmb që e ka hânger Shkodrën”. Ata kanë bërë aq shumë pasuri, sa edhe “vëllezërit e tyre nuk po din çka me bë”.Bereqeti po iu hyn për “Derë e për penxhere”.

-A i ke parë shtëpinë e Hashimit afër Graqanicës, në dalje të Prishtinës? Po Gani Thaçt, hajnit profesionist që një pjesë e lagjes “Mat” përmbi spitale, thuhet se është e tij.

Ai me disa “agjensi të sigurimeve që nga viti 2000, na kanë vjelur kur kemi hy me kerre në Kosovë, ne mërgimtarët, na i kanë vjedhur nga 80 e deri në 120 (marka) euro, varësisht sa kemi ndejtur në Kosovë. Ndërsa serbëve jo sepse paska një vendim politik për ta.

Pra serbët për Kosovën nuk dhanë asnjë metelik e ne atherë e tash, për gjepin e liderëve që ju i keni qit në krye.

Po shtëpitë e vëllezërve Haradinaj?

Po e lë Drenofcin e Zatrqit dhe “heronjët” e gjallë “martirët” e “veteranët” e një lufte, si “Lufta e Kartagjenës kundër Romës”.

“Remi”, “Romuli” e “Ruzhdiu” thithnin tamlin e “Zanave” e nënat ulërinin pas djemve të tyre të humbur, motrat i lanin flokët me ujin e ftohte dhe i lidhnin bistekët sikur të ishin edhe ato “Zana mali” e flokët, si bisht pele.

Në vemdin ku dikur kishte pasur gjak, tash hidheshin e ngriteshin temelet e një shtëpie. Dikush tha:

 -Këtu do të ndërtohet një shkollë e një tjetër pyeti, po nuk kemi prerë së pakut një pulë ose knus?

-Po, mirë e ke sepse temelet tona nuk do ti përballojnë stuhisë e erërave të Jugut, nëse nuk kanë brenda tyre një “kurban”.

-E, sa për kurban, katundi jonë ka më shumë se sa katundet tjera dhe shumica e kurbanëve në temele kanë “desh” me brira.

Në Shkodër, thuhet se Kalanë e Rozafatit e ndërtuan Roza me të motrën Fatën e Urën e Shejt, tre vëllezërit. Dy të mëdhenjtë ishin të pabesë e ….

Po Drenofcin kush e bëri kështu?

Ishte një vend i mrekullueshëm me tokë të bereqetshme për pemë, pjeshka, vojsa e për rrush …

Kishte vajza krenare e gra të shëndetshme, të mëdha, si pela austriake. Kishte edhe një fjalë, “fjalë grave” që thonin se këtu gratë janë më të forta se burrat e në Zatriq, jo larg Drenofcit, burrat janë shumë më të fuqishëm se gratë. Shkaku, sipas plakve, ishte “Uji”.Uji i Drenofcit i harlis gratë e uji i Zatriqit, burrat. Prandaj, thuhet se në Drenofc vinin edhe vajzat e katundeve përreth e pinin ujë, që kur të martohen, të ishin më të forta se burrat e tyre. Në Zatriq, ndodhte e njëjta gjë. Atje ishin burrat e pashëm e të “pushtetshëm” karrshi grave të tyre.

Netëve të vona, udhtarët që kalonin afër disa vendeve, ku thuhej se kishte pasur “luftime”, dëgjoheshin britma komandantësh në disa gjuhë, që kishin këtë domethënie, “Përpara trima partizanë të … “!

Pas atyre britmave, binte një heshtje e vogël dhe menjëherë, vendin e tyre e zënin, vajet e nënave, grave të veja e motrave si qyqe që iu dukeshin vetëm flokët e gjata.

Dhe kështu ndodhte në Banjë, Bellenicë, Bllacë.

Natën askush nuk guxonte t`shkoj vetëm afër vaorreve të Banjës. Atje kishte gurë, rrasa e patosa deri në dy metra dhe çdo vorr kishte një “Rrasë vorri”.

E të tjerët thonin, edhe në Kleqkë e Sferrkë të Gashit e në … Likoc, natën është frigë me ec i vetëm, thonin plakat. Dëgjohen gjamët e urdhërat e xhelatëve gjakatarë.

Burrat nuk flisnin. Pleqt pritnin njerëz, në odat e tyre, që ende nuk ishin rrënua por muret ishin qarë në midis të midisit. Ata nuk largoheshin nga shtëpitë e tyre e bashkë me ta nuk largoheshin as nipërit e tyre, që nuk kishin më shumë se sa 5 e 10 vjeç .

Uh, po në gjumë të rëndë paskam qenë e ëndërr të keqe paskna parë.

Jeta jonë e gjeneratat tona u ushqyem me ëndërra, me këngë e me legenda.

Të gjitha i mori lumi. Lumi i mori edhe shpresat.

Ika e një zë më thirri: -prit edhe pakë dhe me zë në vesh më tha dëgjoje demagogun: “Për fund falënderoj të gjithë bashkëfshatarët dhe ata veteranë që na kanë përkrahur në këto situata të pa dëshirueshme. Kurse për ata që mezi pritën të reagojnë dhe të tregojnë “burrërinë” e tyre në mbrojtje të vlerave të tyre ju bëjmë me dije se familjet tona kurrë s’ka qenë argat i Carraviqeve e Mijsiqeve”.

Të tretët, për mua e për juve

Avni Gashi: Respekte i nderum. Faqen e historis se ndritur te Kosoves e luften per liri. Askushe smunde ta njyollose perpos vete akteret te cilet ne emer te saj perfituan, vran, zhvaten dhe e ripushtuan kete popull liridashes.

Pranoni pershendetjet e mija! Respekt!

Selamedin Krasniqi: Ju ka ra ma lirë me ju dhënë statusin e veteranit se me i shti n’pun me çmimi 5000 Euro. Nuk kanë pase me ju dhënë aq, bile qata çka e kanë statusin e veteanit nashta nuk e l`shojn Kosoven?!.

Jusufi Ali: Te lumte penda dhe shendeti! Je shum real dhe i sinqert por edhe intelektual i vertete. Te uroi gjithe te mirat ne jete i nderuar je, i mrekullueshem je.

Xhafer Leci: Përgëzime miku Sinan Kastrati. Duhet tua themi të vërtetën, mos të mendojnë se nuk po e dimë. E vërteta duhet thënë… Turpi ti mbulojë falsifikatorët. Ju lumtë!

Esat Çekaj: Shumë e vertetë është se me deshmitë e Bislim Zyrapit janë denuar oficeret shqiptarë. Kjo1 është 100%, është e sakt. Janë gjallë ende personat që kanë vuajtur burgun.

”Doktor, ty po të njoh se e ke blerë diplomën prej meje” (ishte një shprehje për falsifikatorët veteranë)

Sadik Vrajolli: Koha e gjenocidit te diturise, drejtesise dhe faktorit njeri !!!

Ismajl Krasniqi: Realitet, k`ta komandatat e uçk me klikat e tyre e sa shtepi, banes e toka dhe e kan kap shtetin e ligjin. Dhe kurrsesi spranojnë se i kanë vjedh e perfitu. Populli eshët dele, ështe budalla. •

SHakal SHakali: O mos humb kohë me ”Çakana” o mik!. Këtë emër ua kishin lan Nanat e Motrat tona këtyre veteranve gjat luftës. •

Osman Ferizi: Te lumte, kete e bera une para dy vitesh,por gomaret u çarten, menduan qe do te me frikesoni. Keta jane turpi i luftes dhe paqes! •

Esat Çekaj: Të lumtë penda! Gjithmon me endje të madhe i lexoj shkrimet e tuaja. Të falt Zoti shëndet dhe jetë të gjatë!

Ti nuk ke mu bâ, kurrë njeri

Një rahovecjan kishte pasur një tufë me 100 dele por një kingj e kaish pasur ”zajf”, të ligsht. Ai i thonte kingjit ”Ti kurë nuk kem e u bâ njeri. Donte ti thonet, që s`ke me u bë të shëdetshëm si të tjerët.

—-

1* Etymologi: Termen çifteli kommer från det albanska språkets çift (“dubbel”); och tel (“sträng”), båda orden är låneord från turkiska.[1] (Shqip: Etimologjia e fjalës çifteli, është fjalë e gjuhës shqipe ”çift” (“dubel”) … kanë hy në shqipe ose janë huazua nga turqishtja)

(Konstruktion En çifteli har två strängar. Storleken på en çifteli varierar, men den stäms oftast i B3 och E3 (jämfört med de två tunnaste strängarna på en gitarr, som oftast stäms E2 A2 D3 G3 B3 E4).

Vanligtvis spelas den lägre strängen som bordun, och melodin spelas på den högre strängen.

Historia En çifteli i dess moderna form spelas inte längre i Centralasien eller Anatolien, men traditionellt spelade turkar ett instrument som de kallar för ıklığ, som översatt betyder “två strängar”.[5][6][7]).

FUND

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 22 mars 2019