Plaku nga Drenasi: Kryetari i ri më pak të flas e më shumë të punojë

18.12.2016 15:17:27

Qytetarët e Drenasit, në raundin e dytë të zgjedhjeve, po votojnë për kryetarin e ardhshëm të Komunës së tyre.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës, sot votën e tij e ka hedhur edhe i moshuari Sahit Kurrumeli.

Ai tha se pret që kryetari i ri të punojë më shumë.

“Duhet fjalë pak e punë shumë. Presim më te mirën nga këta udhëheqës”, tha Kurrumeli, qytetar i Drenasit.