Plaku shqiptar i thotë Vuçiqit: A e dini se Dobrosini kishte 172 banorë, tash ka veç 52?

16.10.2016 12:34:33

Kryeministri serb, Aleksander Vuçiq, gjatë një vizite të tij spitalit të Nishit, në një nga dhomat gjeti të shtrirë Mehmetin, një shqiptar nga fshati Dobrosin, afër Bujanocit.

Në ato momente rrjedhi një debat i shkurtër, në mes shqiptarit dhe kryeministrit serb, shkruan Tanjugu.

Çështja doli të jetë pak më ndryshe, pasi kur kryeministri serb, pyet Mehmetin për prejardhjen e tij plaku i përgjigjet shumë sakt.

“Po, unë jam nga Dobrosini i Bujanocit”, ishte përgjigjia e Mehmetit, drejtuar kryeministrit serb Vuçiq.

Veç tjerash Vuçiq pason me bisedën e tij duke treguar se ai ka vizituar për dy herë radhazi Dobrosin, por nuk ka dhënë ndonjë detaj më të sakt se dikur kishte takime me ushtrinë, xhandarmërinë dhe policinë serbe.

Por gjatë këtij takimi të rastësishëm në spitalin e Nishit, plaku shqiptar nuk heziton të kthehej prapa në kohë, përcjell Klan Kosova.

“Tashmë dhe ju po e dini, unë jam shqiptar dhe vij nga Dobrosini. Por nuk e di sa jeni në dijeni, fshati dikur ka pasur 172 banorë, derisa tani ka vetëm 52’’ i është drejtuar Mehmeti kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq në takimin e tyre në spitalin e Nishit.

Duke iu referuar rrëfimit të plakut shqiptar, Vuçiq nuk ndalon dhe e pyet përsëri:

“Po ku shkuan ata.. Në Kosovë?”, pyeti VuNiq, duke bërë që Mehmeti t’i kthehet me një përgjigjie tjetër.

“Jo, çfarë Kosovë. Shqiptarët mërguan në shtete të tjera. Ju duhet të dini shumë mirë në Dobrosin e në Bujanoc në përgjithësi, ku ka vendbanime shqiptare papunësia është më e madhe”, ka përfunduar shqiptari bisedën e tij, shkruan Tanjug.