Plani i deshtakëve nuk u realizu për ta fituar bastionin e LDK-së në Istog

19.12.2017 15:31:49
Nga: Gani Kryeziu

Orjentim dhe qëllimi i mposhtjes së LDK-së në Istog ishte i qëllimshëm dhe kishte një rëndësi shumë të madhe për AAK-në dhe partitë tjera satelite.

Vet Ramush Haradinaj është njëri ndër manipulatorët dhe njëri ndër propaganduesit më të mdhejë që shantazhon familjen Rugova nëpër mes sekserëve duke u ofruar edhe poste të rëndësishme siç është edhe rasti i Dardan Gashit pa asnjë parti por e shantazhuan Teuta Rugovën për votën për ta bërë shumicën relative për krijimin e qeveris ku si dhurat Darfdan Gashi mori postin e ministrit të diasporës dhe zëvendskryeministër.Elektorati i LDK-së është i njohur për rolin e Ramushit në përgjithësi gjatë luftës dhe pas luftës ku në zyrën e tijë si komandant mbante fotografinë e Fatos Nanos ,kërcnonte ushtarët e FARK-ut me vrasje dhe lloj lloj shantazhe janë të njohura të gjitha nga dëshmitarët e mbijetuar .

Për të fituar një simpati edhe nga një pjesë e elektoratit lojëral filloi të bëjë vizita në familjen Rugova të flasë për betejat që fare nuk ishin pjesmarrës për ti përvetësu sidomos Betejën e Kosohare eksponent të caktuar filluan ta lavdrojnë se është i afërt me Rugovën ka përkrahur politikën e tijë dhe vlerson kontributin e Dr.Ibrahim Rugovës,duke bërë vizita te varri i ish Presidentit Rugova .Qëllimi ishte të poshtërohet bastioni i Dr.Ibrahim Rugovës ku lindi sepse PDK-ja e humbi Skenderajn.Lima mezi po Fiton në Malishev VV nuk e arriti qëllimin siç kishte planifiku AKR- mezi e ruajti Mitrovicën.
Bazuar nga të gjitha këto LDK-ja duhet ti kenë parasysh skenarët që pregaditën në çdo kohë dhe moment

.Po thuaj se të gjitha televizionet të gjithë panelistat apo analistat ,portalet dezinformojn shpifin të pa vërteta për të kriju përçarje në elektorat .Tani rastin më të freskët e kemi me Arban Abrashin i cili edhe pse humbi në Prishtin tregoi se populli apo elektorati është i gatshëm të japin kontributin për fitore.Ndërsa është përhapor dezinformata gjoja se po ja kanë frigen mos po e merr postin e të parit të LDK-së shpifje e rredhës.Kryesia e LDK-së Kshilli i Përgjithshëm duhet të jetë më shum funksional sa më shpejt të bëjë reformimim dhe freskimin me kuadra të reja ku s’bashku ta forcojn LDK-në sepse shum shpejt pritet të bie qeveria dhe do të ketë zgjedhje të reja parlamentare .Duhet ti lënë anash ambiciet karieriste ,nuk duhet disa të presin që elektorati ti ndëshkoj siç ndodhi rasti me disa që e krijuan një luks duke menduar se janë të pa prekshëm dhe të pa zëvendësuar por zgjedhjet treguan se populli e voton atë që punon kontribon e jo me fjalë retorike para elektoratit .

Mundonju sa më shumë të rijë të angazhohen sepse LDK-ka kuadro shumë profesionale në të gjitha profilet por duhet dhënë mundësia që këto aftsi dhe shkathtësi ti tregojn duke i angazhu që është në të mirë të LDK- së që eletprati po e pret me pa durim .Urojë që kjo të ndodhë sa më shpej tdhe Dr.Isa Mustafa të reflektoj dhe LDK-na ta bëjë unike dhe ta lënë në duer të pastërt me ata njerz që i përkrahë elektorati e jo një kryesi apo disa bllokmen që po e pengojnë këtë reformim .Të jetë ky shkrimë edhe si mesazhëpër këta përsonalitetet se populli vëzhgon ju voton por kur teprohet edhe ju denon .Urojë suksese për një ardhmëri sa më të mirë që të dominojë Tradita Rugovjane me vepra dhe punë e jo me fjalë retorike siç po e bëjnë disa .