Plasin gjobat selektive në qytetin e Durrësit, nga 50 mijë deri në …

30.07.2017 17:08:27

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike në faqen e tij në Facebook, një denoncim të ardhur nga Durrësi, ku duket se institucione vendore kanë nisur një fushatë selektive për vendosjen e gjobave ndaj bizneseve.

Denoncuesi bën të ditur se gjobat janë të shifrave të ndryshme, por nisin nga 50 mijë lekë të vjetra.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Epidemi gjobash në Durrës!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Pershendetje doktorr. Doja tju njoftoja per nje fushate gjobevenie qe ka nisur ne plazhin e durresit nga ana e strukturave tatimore lokale dhe qendrore .Disa bisneseve te vogla kryesisht fast food dhe bare qe skane pune fare kete sezon sapo u vendosen gjobe per nje birr apo kafe ne masen 50000 lek.turp.mbahet shteti me ghoba selektive”