Platforma e ngjashme me “Balenën e Kaltër”, detyron fëmijët të bëjnë qepje në lëkurën e tyre

23.06.2017 19:32:13

Në rrjetet sociale në Kinë, fëmijët po postojnë fotografi, duke shfaqur të qepura në pjesët e ndryshme të trupit.

Ende nuk dihet konkretisht për çfarë bëhet fjalë, por dyshohet se kjo është një platformë e ngjashme me “Balenën e kaltër”, që i ka marrë jetën deri më tash më se 130 të rinjve, transmeton Telegrafi.

Fëmijët besohet se janë sfiduar nga një lojë në internet që të lëndojnë vetën në duar, këmbë dhe buzë.

“Më parë ka pasur raste që i kanë qepur buzët, por janë bërë nga aktivistë të cilëve iu ndalohej fjala e lirë. Këto raste janë të pashpjegueshme”, thuhet në një raport lidhur me rastin.

Deri më tani është arrestuar një njeri, që dyshohet se ka të bëjë me këtë lojë sfiduese, por nuk ka të dhëna të sakta se si realizohet.