Platforma e Qeverisë së Kosovës për dialog ‘çmend’ Serbinë, vazhdojnë reagimet

21.04.2018 13:54:12
Qeveria e Kosovës ditë më parë ka dërguar për në Kuvend platformën për fazën finale të dialogut me Serbinë, ku parashihet edhe njohja e ndërsjellë.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të ashpra edhe në Serbi.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në shtetin serb, Marko Gjuriq, ka thënë se bisedimet nuk mund të vazhdojnë, nëse rezultati është i përcaktuar.

“Si mund të negociohet nëse rezultati është paraprakisht i përcaktuar”, tha Gjuriq, transmeton lajmi.net.

“Unë mendoj se ndërmjetësit e bisedimeve duhet ta thonë qëndrimin e qartë, por veprimet e Prishtinës për mua nuk janë të habitsh,e. Vetëm shikoni se çfarë kanë bërë ata javëve të fundit në lidhje me dialogun”, thotë ai.

 

Gjuriq edhe një herë ka thënë se Asociacioni është marrëveshja kryesore e cila duhet të zbatohet nga Kosova.

“Le të shohim nëse do të formohet në tre muajt e ardhshëm, dhe do ta kuptojmë të vërtetën”, tha Marko Gjuriq.

Ndryshe, mediat serbe sot raportuan gjatë ditës se Serbia do të tërhiqet nga dialogu, nëse platforma e Kosovës votohet në Kuvend.