Plisat kërcënojnë Fadil Vokrrin: Ose do të luajmë në stadiumin tonë, ose ju do të zhdukeni nga Prishtina

15.05.2018 16:44:21

Tifozëve të Prishtinës s’u ka pëlqyer përgjigja e organit qeverisës së futbollit të Kosovës dhe si pasoje e kanë kërcënuar udhëheqësin e saj me largim nga kryeqyteti.

 

Plisat kanë kërcënuar sot kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, që të shpërngulet nga kryeqyteti nëse s’ua plotëson atyre kërkesën.

Tifozëve të Prishtinës s’u ka pëlqyer përgjigja e organit qeverisës së futbollit të Kosovës dhe si pasoje e kanë kërcënuar udhëheqësin e saj me largim nga kryeqyteti.

“Fadil Vokrri, ty qe ai Flamur Bunjaku nenkryetari i Drites te shetite neper Meksika, e ti Arianit Ahmeti qe Astrit Haraqia ta ka shpik ate post, dijeni qe : ose kena me lujte ne stadium tone ose ju keni mu shperngul prej Prishtines, nuk kane me ju egzistu ma as zyret!” kanë shkruar Plisat në llogarinë e tyre në Facebook.