Plot mbeturina, dëmtohet edhe gjelbërimi – Gjendja në Gërmi pas festivalit “Sunny Hill”

13.08.2018 09:37:23
Një ditë pas përfundimit të festivalit “SunnyHill” që u mbajt gjatë tri ditëve të fundit në Prishtinë, parku më i madh i kryeqytetit – në të cilin u organizua festivali – është mbuluar nga mbeturinat.

Insajderi ka vizituar vendin e ngjarjes, teksa përpos mbeturinave të shumta që kanë mbetur nëpër tokë, është vërejtur edhe dëmtim i gjelbërimit.

Ende nuk është parë askush të ketë filluar me pastrimin e parkut të Gërmisë, të cilin shumë qytetarë e vizitojnë gjatë çdo dite.

E kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti u krenua dje me koncertin e DJ-it ndërkombëtar Martin Garrix që u mbajt në kuadër të “Sunny Hill Festival”. Por, Ahmetin e kritikuan qytetarët, për siç thanë ata, promovimin e një festivali të “elitave shoqërore”.