Po Aidë, dhe ti ke qenë një nga instrumentet e Albinit kundër shtetit!

11.12.2017 20:38:49

Nga Rexhep Kastrati

Aida Dërguti ka thënë se Albini i përdor njerëzit si instrumente, dhe në këtë mënyrë ka konfirmuar atë që e kam thënë në vazhdimësi. Përdorimi i njerëzve si instrumente, pra jo si qenie që kanë ndjesitë dhe mendimet e tyre, është një nga veçoritë kryesore të sektave okulte, në të cilat udhëheqësi i sektës ka atribute mbinjerëzore, kurse pjesëtarët e sektës janë vetëm instrumente në duart e udhëheqësit. Mbi këtë bazë, sekta okulte e Albinit ka funksionuar në mënyrë të tillë që Albini është konsideruar më shumë se njeri, kurse anëtarët e saj e kanë vënë veten në shërbim të kauzës së tij. Si në çdo sektë, edhe në sektën okulte të Albinit shpërlarja e trurit ka qenë veçori kryesore e indoktrinimit dhe e nënshtrimit. Anëtarët e sektës ishin aty për Albinin e jo për bindjet e tyre, sepse u ishte shpërlarë truri. Ish-themelues të sektës, ndërkaq, kishin folur për metoda strikte dhe të ashpra të shpërlarjes së trurit dhe të indoktrinimit. Kjo sektë kishte funksionuar në bazë të trajtimit të njerëzve si goja, pra si njerëz të vullnetshëm për t’u sunduar. Kulminacioni i veprimtarisë okulte të sektës së Albinit kishte qenë në kushtet e nënshtrimit të plotë të anëtarëve deri në vetëflijim. Donika Kadaj Bujupi, kishte pranuar publikisht se Astrit Dehari ishte vetëmohuar për Lëvizjen. Në kuptimin e veprimtarisë praktike, veprimtaria okulte e sektës së Albinit u shpërfaq në sallën e Kuvendit kur Albulena Haxhiu kishte realizuar shkallë të lartë të vetëmohimit për sektën duke e kryer një akt të rëndë pervers dhe të vetëdhunimit, duke e futur mjetin shpërthyes në organin e saj gjenital. Atëherë këtë e pata quajtur patriotizëm vaginal.

Rasti flagrant i vetëmohimit pervers i Albulena Haxhiut ka qenë vetëm një nga format konkrete të keqtrajtimit të femrave nfa ana e Albinit, por që është vënë re me një përfshirje agresive edhe të femrave të tjera të sektës, diç është vetë Aida, Donika Kadaj Bujupi, e më pak Shqipe Pantina etj. Sjellja e tyre që u ngjan veprimeve të danaideve mitike, në fakt i kishte dhënë frumën dhe dinsmikën dhunës paranojake kundër institucioneve të shtetit, por që është një lloj rituali pervers që shpreh, psw jo, edhe sociopatinë e Albinit kundrejt femrave. Shpërfytyrimi i femrave të lartpërmendura gjatë viteve 2015-2016, ishte gjendje në të cilën i kish katandisur Albini.

Problemi kryesor i sektës së Albinit, ndërkaq, ishte se nuk ishte projektuar për të qenë organizatë e mirëfilltë politike me program dhe struktura standarde, prandaj edhe rritja e saj në fakt e futi në siklet të madh, sepse rriti fuqinë e saj  që nuk po mund ta menaxhojë. Kontestimi i liderit me ambicien e të tjerëve për ta zëvendësuar ishte rezultat edhe i rritës së kësaj sekte. Kaq masive kjo sektë nuk.mund të mbijetojë, kurse për t’u kthyer siç ka qenë është e vështirë. Prandaj edhe ka lindur synimi për ta zbritur Albinin nga niveli i udhëheqësit të sektës me veçori më shumë se njeri, në nivelin e mutit.

Për këtë arsye para pak ditësh kam thënë se tashmë ka marr fund epoka e lartësimit dhe heroizimit të murit, në kuptimin e lartësimit dhe heroizimit të Albinit me atribute mbinjerëzore. Natyrisht, mbetet të shihet se kjo fryma e demitizimit dhe e zhvlerësimit të Albinit a do të merr trajtat e një lufte të brendshme për desektizimin e sektës, përkatësisht në shndërrimin e saj si forcë politike standarde, apo në një formë të re dhe të kombinuar për të ruajtur edhe karakterin e saj si sektë dhe si një mutacion politik si deri më tash.

Gjithsesi diçka ka filluar të lëvizë, por dinamikën dhe kahen e saj do ta përcaktojnë shumë faktorë!