Po çka sikur të mos arrestohej Ramush Haradinaj?

10.01.2017 14:46:56

Nga Rexhep kastrati

Sikur të mos arrestohej Ramush Haradinaj, ai dhe AAK do të kishin humbur në rutinën e përditshmërisë;

Sikur të mos arrestohej Ramush Haradinaj nuk do të kishte seancë të jashtëzakonshme, dhe së këndejmi nuk do të kishte mundësi për parada dhe retorika pseudopatriotike;

Sikur të mos arrestohej Ramush Haradinaj, do të vazhdonte të diskutohej për të dhe për AAK si parti e haraçit; do të vazhdonin diskutimet për konfliktin luftënxitës të Ramushit me kolonel Tahi Zemajn; do të vazhdonin diskutimet për vrasjen e Musajve; do të vazhdonin diskutimet për “Shqiponjat e zeza”; do të vazhdonin diskutimet për Radoniqin; do të vazhdonin diskutmet për incidentin e Komunovës dhe për shumë çështje të tjera;

Sikur të mos arrestohej Ramush Haradinaj, nuk do të kishte mundësi që të shmangej vëmendja nga roli shumë destruktiv dhe i dëmshëm i partive të ndryshme për proceset pozitive të vendit, siç është porcesi i liberalizimit të vizave, forcmin e shtetit ligjor, luftën e krimit të organziar dhe korrupsionit;

Sikur të mos arrestohej Ramush Haradinaj, institucionet e Kosovës do të ishin më të lira për të orentuar kapacitetet e saj për realizimin e programit qeverisës;

Sikur të mos arrestohej Ramush Haradinaj, do të kishte më pak arsye për rritjen e retorikës kundërshtetërore në Kosovë;

Sikur të mos arrestohej Ramush Haradinaj, nuk do të kishte mundësi të shfaqeshin tone dhe veprime vandale ndaj Francës, një shtet mik i përbashkët e Kosovës dhe i Serbisë, dhe nuk kishte mundësi të nxitej aversion i publikut francez ndaj Kosovës;

Sikur të mos arrestohej Ramush Haradinaj, nuk do të kishte mundësi Daçiq se të thoshte se shqiptarët do të na sulmojnë përfaqësitë tona, e së këndejmi nuk do të mund të nxiste me të vërtetë sulme të tilla nga shqipfolës;

Natyrisht se edhe shumëçka tjetër nuk do të ndodhte, ose nuk do të mund të ndodhte sikur të mos ishte arrestuar Ramush Haradinaj.