Po ma pijnë duhanin tinza mashkujt e shpisë !

Ka më tepër se një javë ditë që nuk më punohet. Kur i shkruajta një letër një mikut tim, se nuk po mund të punoj, ai e keqkuptoi. Mendoi se jam dembel.

Atherë iu ktheva e i thash mikut: ”Nuk po mundem me shkruajt o miku im. Plot tavolina e punës mu ka mbush me letra, lapsa e libra. Ato më bëhet sikur më thërrasin:

-Hajde më!

-Mjaft të pritëm!

-Edhe ti je bërë dembel! Kjo sikur më zgjoi nga gjumi dhe fillova, përsëri të shkruaj, por jo aty ku e kisha lënë.

Po si të shkruaj kur në vendin tim që më lindi e më rriti por nuk mundi të më ushqej, nuk shoh e as nuk dëgjoj asnjë ZË, Zërin e Kosovës e për të mirën e Kosovës nga ata e ato që u ulen në skemlitë parlamentit, të qeverisë e dikund tjetër, pasi e ”fituan luftën”? U ulën në Banka vende të tjera, të ”thjeshta” e marrin paga te majme mujore, më shumë 4 Euro, e ”punojnë” 24 orë në ditë e natë e shtatë ditë në javë dhe mbajnë nga 3, 7 e më shumë vende të ”punës” ?

Na kishin premtua, kur ishin në Male e në “Mërgim” se ”Për Kosovën do të punojmë”: rama, remi, rexha … ademi, azemi, agimi, bujari, bardhyli, bedriu … dhe vertetë po ”punojnë”.

Unë dhe mijëra e qindra mijëra të rinj e të vjetër u larguam nga ”Vatani”, por e ndihmuam Vendlindjen me aq sa mundëm jo veç me lot e me vaj e mbushnim sofrëm kur hanim darkën por … e ndihmuam edhe me pare të shumta, me pushkë të reja si gaca, me djem të rinj e nuse të reja.

Të gjithat u harruan!

Na ”i harruan” edhe paret.

Na harruan edhe neve.

Nga ata që thanë se e kanë marrë pushkën për ”çlirimin” e Kosovës!

-Jo!

-Ata nuk ishin çirimtarë.

Të gjithë ishin ”komandantë” e të të gjithë u shpallën veteranë, heronj e legjenda.

Ishin më shumë 100.000 lutje, për ”veteranë”, “luftëtarë” pjesëmarrës të tjerë, që kishin “ndihmua” luftën.

Nga ta, një numër prej 60.000 fituan statuesin e veteranit.

Lus Familjen e Mixhës Shaban Jashari dhe familjet e tjera që djemtë e tyre ranë në fushat e betejes kundër ushtrisë e policisë serbo-sllave dhe e ujitën tokën e Kosovës me gjakun e tyre, të më falin. Të më falin e të mos më keqkuptojnë se edhe mua më dhemb zemra e më k`putët shpirti për ta dhe varfnakët që na u mbush Kosova, me “Veteranë” e VARFNAKE. Pjesa tjetër e ketyre “veternave”, mjerisht, më e madhe, ishin ”MUNAFIK” ”MURTAT”

“Ata e pinin duhanin tinëza nga i Zoti i shtëpisë”! Kështu do të thoshte Ibrahim Rugova për disa nga ish ”luftëtarët” e mëvonshëm e mua më tha Milazim Krasniqi, ish sekretar i Lidhjes së Shrimtarëve të Kosovës dhe bashkëpuntori më i ngushtë i ish Presidentit Rugova.

I premtova lexuesve, miqëve e shokëve … se do të mundohem të shkruaj një ”Fjalor të ri enciklopedik” me emrat e komandantëve, ”të gjallë” por më dukët se i kam lënë fjalët peng.

Po qysh të shkruaj për “komandantë”, kur Toka Jonë po i falet crnagorit e nesër serbit e bugarit ?

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 3 mars 2017