PO (S’PO) NDAHET MITROVICA?!

12.04.2018 01:09:10

A po ndahët Mitrovica,apo ajo veq është e ndame që sa kohë?.A është në rrezik të ndahet Mitrovica?Po,asaj po i kanoset rreziku i madh të ndohet,nese ajo nuk ndihmohet,nuk i delet ne ndihmë.

Nga: Binak Maxharraj

Qe 18 vjet Mitrovica nuk është as de facto e as de jure e jona.Atje na nuk kemi kurrfarë irigence,kurrfarë ndikimi,atje çdo gjë duket si e huaja,e jo si e jona,atje s’ka asgje që frymonë shiqp,por vetem serbishtë,edhe kengët janë serbishtë,edhe mbishkrimet janë krejtë serbisht atje edhe Car Llazari është ulë kambëkryq bash si në shtepine e vetë,anipse nuk është e vetja,atje është çdo gje si me kanë midis Kraleve.Atje askush nga pushtetarët tanë qe 18 vite nuk i ka shkelë kamba,jo që s’kane pas qejf por qe thjeshtë janë tutë,skan guxu me shku,nuk kanë pas bythë.

Pra,Mitrovica është e humbur qe 18 vite.Na kemi mall për te por edhe ajo ka mall për ne,sepse Mitrovica është rritë dhe ka lëshu shtat së bashku më ne.Por.ate e lanë si jetime në mëshirën e një elite bisonesh-pushtetar,te cilët nuk u angazhuan sa duhet që ta shpejtojnë Mitrovicen.Ata që shtat vite diagoluan me Serbin,për Mitrivicën por pa Mitrovicën.Shkuan atje pa dije,pa kulturë pa sens së për çka duhet te diagolohet.Shkuan atje Edita Tahiri,Hashim Thaqi dhe Isa Mustafa me duar n’xhepa,pa kurrfare kërkese,pa kurrfarë kushti për Kosoven për diagolim,kur këta tanet nuk nxjerrëshin asnjë leter ne tavolinë së perë çka duhet diagolu e për çka nuk jejojmë te diagolojmë,Serbia e mbushte tavolinen me letra,plane,kushtezime,etj,sepse ky fare dialogu i sherbej vetem Serbise e asgjë,bashë asgje Kosovës.Pra,ne këto bisedime Kosova humbi si ma keq,e Serbia e more e fitoj ate se çka e deshti.

Nuk e thash kot se Mitrovica është e humbur ose është ne rrezik potencial qe te humbet.Për të shpetuar ajo kërkon ndihme jo nga bizonet e tashem shteteror,por nga elita intelektuale dhe vetë nga populli,sepse ne dialog duhet përfshijë njërëzit e dijës,te shkencës,njerezit trima të cilët janë në gjendje me i dalë zot atedheut,sepse për Hashima,Kadria dhe Edita ajo moti ka humbë,ose dhe mundë të humbët.Nese nuk ndalohet vorbulla e zjarrët në të cilën është përfshijë Mitrovica,atehere shtrohet thjeshtë pyetjet.

Nëse është e humbur Mitrovica me dorën tonë,apo nëse do ta humbim më dorën tonë,atehre çka na u deshtë lufta,pse e bamë luftën,pse i humbëm mbi 10 mijë civil,fëmijë,gra dhe pleq,qe sot shumë prej tyre as që dijmë së ku janë,pse  u deshte të na u përdhunohën mbi 20 mije gra tonat,motrat tona dhe vajzat tona nga shovenistët serb,qe sot kanë mbetë nën mëshirën e zotit,më turp por edhe pa kurrfarë përkujdesje materiale,pse u deshtë të bahët krejta Kosova tokë e djegur,pse u deshtë që te na rrenohën mbi 120 mijë shtepia,qe sot e kësaj dite shume njerez kanë mbetë pa kulm mbi kokë dhe duke vuajt urije,pse…pse…e bamë luftën kur e dijtëm se edhe ashtu do ta humbasim Mitrovicën.Po,pse e bamë luftën kur Mitrovicën kemi mujtë me e humbë edhe pa luftë?!.

Dikujtë i kujtohet mire një përiudhë para lufte kur Serbia kërkonte me e nda Kosovën,pra Mitrovicën.Patë ardhe në Prishtinë njëfarë Milan Paniq,kryetar i te ashtuquajturës Jugosllavi(Serbia me Malin e ZI)dhe kërkojë hapas së po e ndajmë Kosovën,na e Marrim Mitrovicen,e ju Shqiptarët pjesën tjetër e shkoni kah te doni,bile thoshte bashkohuni edhe më Shqipërin.Plane të këtilla pat ba edhe Kryetari tjeter i ish-Jugoslavisë Dobrica Qosiq,i cili hartonte harat dhe skica për ndarjen e Kosovës,por nduk duhet harru se të njëjtës muzikë  i binte edhe Rexhep Qosja i jone,i cili paturpshëm në krrokamat e tij kërkonte dhe hala kërkon me e nda Kosovën.Kesaj valleje te turpshme po i bashkohet edhe nje telall nga Gjilani i cili paturpshem kërkon me e nda Kosovën.Të gjithë këtyre halabakëve që kërkojnë ndarjen e Kosoves,pra Mitrovicës u doli vazhdimishtë përpara një digë i cili nuk lejonte qe Kosova te ndahet,pra ky ishte Presidenti historik Ibrahim Rugova i cili nuk lejojë që te ndodhë një gje e tillë,sepse ai njesoj i deshti krejte Kosovën më Mitrovicën në të, i cili kurr sa ishte gjallë nuk lejoj të realizohet andrra Serbe për ndarjen e Mitrovicës.

Fillët për gjendjën e këtillë në Mitrovicë janë te mjëhershme pas luftës,ne vend së UÇK ta kryente punën e vetë,ta çliroi edhe Mitrovicen, ajo u ndalë po ne Mitrovicë,sepse kishte do punë tjera rreth uzurpimeve dhe plaqkitjve te çdo gjeje.Por ne mbarim te luftës një natë të erret më shi aty diçka rrethë urës kishtë fillu të levizte pa ndonjë rezistencë te KVOR-it Françës.I ashtuquajturi Lider i Serbeve Oliver Ivanoviqi ne syt e KFOR-it Françes e kishte nisë një fushatë te tmershme për pastrimin e Mitrovicës ku me dhunë i deboi shqiptarët nga banesat dhe shtepit e tyre ne pjesen Jugore të Mitrovicës,duke i vendosë rojet e urës të cilët faktikishtë ky ishte hapi i pare për ndarjën e Mitrovicës,me ç’rast pati mbi 12 veta te vrar qe nuk dojshin me i lëshuar shtepit e tyre,por shqiptarët e përndjekur sot e kësaj dite nuk guxojnë te këthehen,por jetojnë si refugjat ne Mitrovicën jugore.Por është shum i habitëshëm se çka kërkuan atë natë me terr e shi që atje u duken Hashim Thaqi me Kadri Veselin në biseda me KVOR-in Françes.Për çka u bisedu në ato momente të dhëmbshme për Mitrovicën,a mos vallë u bisedu aty edhe për fatin e Mitrovicës.Kjo kurr hala nuk është zbardhe,ndoshta historia një dite do ta tregoi te verteten,por do si do me ate natë Mitrovica na mbeti andej.E, na më kotë sot e kësaj dite e kendojmë këngën “Jo nuk ndahet Mitrovica”kur faktikishte sot ajo nuk është në duart tona.

Është më së e domosdoshme,pasiqe Mitrovica është e lidhur me ne vetem më një fije kashte të ndergjëgjësohet kombi sa nuk është hala vonë,te dalin ne siperfaqe njerezit e denjë të kombit,intelektualët dhe shoqeria civile,por edhe populli te zgjohet nga gjumi,të veprojnë me te gjitha mjetet për ta mbrojtë Mitrovicën,Ti thonë haptasi Thaqit dhe të gjithë Thaqve tjerë së këtë copë dialogu qe na ka mbetë më Serbin nuk mund te udheheqësh,sepse ju e keni kryer në menyrë më te turpshme misionin e Juaj,sepse për biseda me Serbin,e cila është ekskluzivisht ne kompetencat e Qeverisë e jo të Presidencës,sepse Thaqi këtë mandat nuk e ka por e “vodhi” nga Qeveria dhe Parlamenti te cilat duhet ta ndalin kët njeri shumë te rrezikshëm për ardhmerin e Kosoves,e ne veqanti për ardhmërin e Veriut të Kosovës.Kjo duhet të bahet menjëherë dhe sa më shpejtë të formohet ekipi i ri gjithëpërfshirës nen monitorim e Qeverise e jo te Presidences,sepse Kryetarit te mosunitetit te Kosovës nuk ia ka besen më askush.Nëse kjo nuk bahet do te na gjykojnë,fajsojnë dhe bile do te na urrejnë gjenaratat e reja për humbjen e Mitrovicës.