Po të isha si Haradinaj, nuk do të futesha në koalicion me PDK-në, tha Limaj

22.06.2017 17:35:58

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në emisionin “Debat +” të RTV Dukagjini, ka thënë se po të ishte në vendin e Ramush Haradinajt, nuk do të futej fare në koalicion me PDK-në.

“Po të isha unë në vend të zotit Haradinaj, nuk kisha shkuar në koalicion me PDK-në. Kishim shkuar ashtu siç kemi qenë bashkë”, tha Limaj.

Limaj tha se një gjë të tillë nuk ia ka thënë Haradinajt.