Po vazhdon kërkimi për “dallëndyshen” që ra nga Ura e Fshejt

29.06.2017 20:34:42
Njësiti i Kërkim Shpëtimit i FSK-së, është duke vazhduar edhe këtë të enjte kërkimin për Sali Gërqinën.

Orë më parë është raportuar se ky njësit ka ndërprerë kërkimet deri të nesërmen.

Por këtë e ka demantuar, zëdhënësi i Ministrisë së FSK-së, Ibrahim Shala.

Shala ka thënë për Klan Kosovën se ky njësit është duke vazhduar kërkimin për kampionin e kërcimit në ujë që u zhduk ditë më parë.