Pochettino: Tottenham nuk heq dorë nga titulli

05.03.2017 22:07:06

Mauricio Pochettino deklaroi se Tottenham beson ende se mund të arrijë Chelsea në krye të Premier League, pasi mposhti Everton, me rezultatin 3-2 në “White Hart Lane”.

Dy golat e shënuar nga Harry Kane i dhanë kontrollin “spursave” për pjesën më të madhe të ndeshjes. Lukaku rikthehu në lojë, Everton duke i dhënë start një 10 minutëshi “të çmendur” në fund të ndeshjes ku Dele Alli dhe Enner Valencia shënuan nga një gol për secilin ekipi.Rezultati e ngjit skuadrën e Mauricio Pochettino në vendin e dytë, gjashtë pikë mbi Arsenal të vendit të pestë, që gjithsesi ka luajtur një ndeshje më pak, Chelsea kryesues është shtatë pikë larg. Chelsea ka luajtur një ndeshje më pak se Tottenham, atë që do të luajë të hënën kundër West Ham, por Pochettino tha se fitorja ndaj Everton tregon se skuadra e tij nuk ka hequr dorë nga titulli. “Gjëja kryesore është të tregojmë besim në fushën e lojës dhe unë mendoj se sot e treguam diçka të tillë,” – deklaroi trajneri i Tottenham.“Më shumë se fjalët dhe deklaratat është më mirë për skuadrën të tregojë në fushën e lojës se beson ende te titulli kampion dhe sot e treguam diçka të tillë. Sigurisht që është shumë e vështirë dhe nuk është në dorën tonë. Por ia u garantoj se ne do të jemi gati në momentin që Chelsea do të dështojë. Nëse kjo nuk ndodh ata do të jenë kampionë, por ne nuk kemi hequr dorë nga titulli.” – tha Pochettino, pas fitores së nëntë radhazi në shtëpi, si nuk ndodhte që nga viti 1987.