Podujevë: Rrah gruan, arrestohet i dyshuari

14.11.2016 19:17:31

Në Podujevë është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njejti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Por përveçse në Podujevë, një rast i ngjajshëm ka ndodhur edhe në Fushë Kosovë, ku pas ushtrimit të dhunës fizike ndaj gruas së tij, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje.