(Poema e Dardanit) fragment….

24.05.2019 13:16:45
Nga Hasan Dajaku

Ekspozenë e ndali dhelpra,
Çurg – çurg i rridhte djersa,
Shikoi vjedhurazi anë e kënd
Ç’përshtypje kishte lënë.

Çerdhja e ujqërve zien si zgjua.
Dhelpra ndan dhuratë t’begatë:
Ujku thotë: – Unë mish dua!
Të bëhet jetë ëndrra e gjatë.

U bashkuan ujku tok me dhelprën.
Miqësi vërtet e sinqertë?!
Po u sos mishi, o, të shkretën –
Mund të këputet miqësia në mes…