Poezi nga Arberi Demaçi

14.05.2019 11:28:39
Bac

Bacë ti sot nuk flet,
për ty flet kulla
flet guri druri e huri,
Bacë ti sot nuk gjemon
për ty gjemon
Rugova Malesia
Berisha Qyqavica
e tan Drenica,
Bacë ti sot nuk frymon
por ti jeton ne Kosove
Shqiperi Mal te Zi
Maqedoni e Qameri,
Bacë ti sonte flet kendon
e vallezon nen
falmurin kuq e zi.

 

Ripostim me shkas, sot do te ishe 83-vjeq!

Të shikoj
nga afër e ti
numërojë vragat
në fytyrë,
vitet e jetës
thellë të janë skalit
shoh supet tuaja
të gjëra me vitet
e burgut sa shumë
të kanë rënduar,
te gjitha i përballove
burgje të rënda kalove
e nanēn Shqipëri
asnjëhere se harrove,
me të u rrite për të
jetë flijove!