Poezi nga Deshira Haxhi

26.03.2019 00:21:48
Njesia matese e egzistences!

Kapem vogelsirash
qe te vogla nuk jane,
dhe as vet se di pse quhen te tilla…

Si te them
s’jam e pafat,
thjesht praktikoj fatin.
Si te them ,nuk trembem aspak
si nata qe dites zvogelotet sekontash.

Asnjehere
nuk munda t’a mesoj
si te ishte e tille natyra ime .

Degjoj
psheretimen e pemes
lehjen e qenit, ulerimen e njeriut…
E kam ndeshur njohurish
e njoh mire jeten dhe peshen e tyre.
….
Heshtje perreth yjesh !

Nje orbital i preferuar
rrotullohet
se bashku me kometat
austronaftet dhe satelitet e prishur.

Jetohet ne perseritje !

Linda shume here
brenda kesaj jete.
Mesova te pershtatem egzistences
e te kultivoj veten.

Te ikurit
jetojne brenda shpirtit tim.
Ketu pra,
e gjeta
njesine me te vogel matese te egzistences.

S’ka rendesi sa thame
as sa do te themi
dua te te dua pafund
tej pjekurise dhe cdo vullneti.

Stop frikes
te te nesermes se panjohur
se cdo gje tjeter eshte e humbur.
Dashuria eshte e vetmja prove e kuptimit!

Drejt se vërtetës !

Me takat zhurmuse shkela kilometra të tëra,
Në pellgjet e myshkura nga rrena, fshihesha ..
Magjia e Jetës, befas më mbyti nëpër ëndrra,
Fajtore , deteve, më fundosnin valët e brishta…

Shtigjeve , kryqëzova shikime me kalimtarë,
Mbi penën e poetit kalërova retë në qiej stuhish,
Dhe klithmave të natës së vona shëtisja si e marrë
Me lakminë drejt së vertetes; gënjehesha sërish…

U përlesha errësirrave, duke kërkuar diellin
Ju luta Zotit me gjithë ulërimat e shpirtit,
U enda baltrave me deshirë, të shihja qiellin,
Shkurtova ditët, javët dhe muajt e vitit…

M’u thyen takat dhe këmbët më pikonin gjak,
E vërteta më çeli në zemër, si zambak…