Poezi nga Fran Tanushi: I DASHURUAR NË DHIMBJE

08.03.2019 22:31:54

I DASHURUAR NË DHIMBJE

Ditët me shtojnë vitet
mandej më rritet dhe dioptria
bashkë me këto edhe dhimbjet


të cilat si për dreq
kam filluar edhe t’i dua
Jam mësuar tani me këto
dhe po më huqin ndonjë ditë
e ndiej mungesën e tyre
e cila më vret në shpirt

S’di pse kështu më ngjan
por kam frikë t’i humbas
mbase nga bindja
se vetëm të vdekurit s’kanë dhimbje

(shkarpa)