Poezi nga Izet Abdyli

20.03.2019 20:53:24

RIKUJTIM I VARGJEVE TË VITEVE 90-TA

Ç’ke kështu rini
që merr botën në sy
vallë ku po i leni prindërit
motrat me vëllazni

Ç’ ke kështu rini
që merr rrugët e botës
vallë ku po treteni
ju bij(a)të e Shqiponjës

mos ia keni frikën
gjarpërit të zi
se kokën do ia shtyp
gjaku-vrulli i juaj i ri

se kjo tokë kurrë
nuk mbeti pa lulkuqe
ne prapë do të bëjmë dasma
e prapë do të marrim nuse

p.s. dikur iknin nga presioni armikut e sot!?