Poezi nga Lejla Hoti

22.03.2019 04:31:42
MOS HARRO MERGIM L…
/Djalit 7 vjeç, të vrarë dje në  Basel, Zvicër/
 
Nuk desha vogëlush
Qe shkronjat e poezisë time
Sot të qajnë për ty
Në këtë ditë pranvere
Ditë poezie, e festonim gjithnjë
Në Baseli rruga det gjak u ba
buzëqeshjen tënde e prenë
O ç llahtari …
Kujt i bëre keq bilbili ynë, ti?
Kujt i bëri keq një fëmijë?
Mërgim L… larg mërgove, mërgove ti
TI që vetem buzeqeshje mund të dhuroje
Vetem dashuri, kujt i bëre keq ti?
Vogëlush, Mërgim s të them dot
Vargun sot ma mbushe lotë
Buzeqeshjen tënde e ndanë
Ënde pa mbushe 8 vjet
Oh, ajo shtrigë  e zëzë
sterri e pamëshirë
Ç të zuri pritë , Ç’e kjo hata!
Buzeqeshjën vogëlush ta preu
Tokën e kaplojë ky tmerr
Vogëlush  nga gjak yt  rruga det i kuq u bë..
Më falë qe s të thashë
Më falë që s të tregova në orën e HISTORISË
Rrugët e Evropës  të akullta kanë qënë
Gjithmonë në jetë mbushë me pabesi.
Nuk u kujtova se hijena do ta priste rrugën ty
Asnjëhere vogëlush s do na besohet që mbetem pa ty
Kosovë’ e vogël  ka më të pritë në çdo fillim pranvëre
Me dallendyshet vogëlushi ynë ti me u kthye,
Mos thuaj s mundem, mos thuaj s vijë
se…
Lulet e kësaj pranvere  nuk kanë më pasë aromë
as freski, të pikëlluara
Të vushkura vogëlush kanë më mbet  pa syrin tënd
Pa buëqeshjën tënde, pa ty…