Poezi nga Lejla Hoti: Diçka e huaj

02.06.2019 00:46:03

Diçka e huaj

Në arteriet tona, diçka e huaj tinzisht ka hy

nuk kemi ma buzëqeshje të sinqerta

As dashuri

Diçka e huaj

Tinzisht qarkullon në gjakun tonë

Na i vrtë gëzimët

Dhëmbje për lotin kokërr

nga syri që ra, jo nuk ka..

Nuk jemi si dikur…

Tani ushqejmë egoizmin tonë, s lodhemi për të tjerë

Ikën dallendyshet, u tretën pritjet edhe këtë verë…

Trolli i moçem po kthehet në shkretinë

E huja po vjedhë  buzëqeshjën tane o Loke

Po na e rrëmben rininë.

ikën dallendyshet,

U tretën pritjet, s’ ka ma ngrohtësi…..

S ka me trokitje në derë, pa paralajmërim në telefon

Paralajmërim na duhet, edhe nëse kthehemi të Pragu i vjetër

sa dhëmbëshuri…

Aty në vend të Nënës se përmalluar, mundë të jetë dikush tjetër…

1. qershor.2019