Poezi nga Luan Lumeka Kalana

16.05.2019 08:56:05

FOLEZES E DASHURISE

-Ku e ka shtepine, ku e ka strehezen Dashuria ?!
Te gjithë bota thone hapur:- Folozen ia dime !
N’pallatin e Endrave, n’Keshtjellen e princave,.
kendojne poeteshat magjise se mashkullit,
pervelohen poetet për bukurine e femres,
don zhuanet e kërkojne ne seks, parajsen,
te gjitha moshat vdesin për një puthje buzesh,
“kiss in sunset” romantizem në dashuri,
s’ka më të bukur shije mjaltë embelsi.

S’eshte sekret, ta mare vesh njerezia ,
vetem profetet e shohin, e kanë pare,
kur hyn e del fshehur nëpër qepallat,
nen strehen e degeve te qerpikeve,
Ajo e ka shtepine,nen kapaket e syve,
atje këndon, pi vere e shkruan, rubaira,
në shtrarin e bebeve te syve te syrit,
atje derdh nektarin ne zgjoje, Dashuria.