Poezi nga Martin Camaj

03.08.2020 16:53:45

Vrasja e poetit

Liria e fshehun
mbas vargjeve te poezise
nuk ishte vetem:
Para tyne rrishin galue roje,
shpend mishngranes
me fytyra njerzore.
E, ti ishe per ta nji blete
tue u rropate nga drita ne qelq
andej kufijve te botes njerzore.
andej kufijve te botes
Deshta nji vashë
Deshta nji vashë
shpinë e vogël rrethue n’shimshir,
në shpinë e vogël me lule n’shkallë.
fluturova mbi flatrat e mallit
me bletë në rrezet e para n’ ajr
e zemra m’ u dridh e dora
si thimtha zogze n’gjinin e lules
n aroma, kur pin nekt
Deshta nji vashë
me gjakun e ndezun t jugut
me butësinë e frymes se qershorit n’ muzg
tue pritë qe pazimi të binte në pagje
tash, vetëm zani i saj i kulluet
me duket ndonjehere
se po me kumbon në veshë
melodi e dashtun dikur dhe qitë
në harres