Poezi nga Raimonda MOISIU: Një dritëz shfaqet diku. Ec, nisem, vrapoj drejt saj….

19.09.2018 00:25:38
Muzgu po shtron ngadalë, vellon e errësirës,

E mbushur me rrëke lotësh që
i lëshojnë yjet, nga shtëpia e tyre qiellore. 
Si një gjinkallë e dëshpëruar, dic po pëshpërin,.
Pëshpërin papushim. E mjera gjinkallë..!

Përse erdhe në mua këto caste,
Ku jam duke pritur, e vetme…
Rrëketë e lotëve që do të derdhen,
Që nga kupë e paanë e qiellit,
Vetëm në mua???!!!

Nuk qënka gjinkallë !, – është kujtimi i largët,
Që atëhere, si një e panjohur nga pafajsia,
Nën epshet e gënjeshtërta, më conte në rënkimet e egra,
Në fjalë mashtrimesh, ngërthime ndjenjash e dëshirash.
Duke më rrëmbyer, si një skifter i egër, i pamëshirë, kthetrafortë,
Nga tempulli i kaltër i Pafajësisë Sime.

Natë,-Tres shikimin nëpër stinët e jetës sime,
sa humbas në vorbullën e tyre. Flas me veten.
I thërras magjisë së jetës……dhe…..
Ajo,-si një shtjellë, më tërheq nga sytë e mi blu,
Më thërret për diku. Nëpër tunelin e natës,
Një dritëz shfaqet diku. Ec, nisem, vrapoj drejt saj…..

Duke u rrëzuar e ngritur sërish, Si një njeri
që po ngrin mes dëborës, Dhe vetëm ecën përpara,
Nuk ndalon askund, Që të mos vdesë…!
Paska një të carë ky burgu i natës ,
Një tunel të vockël , Sa për të kaluar, -Unë !

Më duhet të ngrihem sërish, u rrëzova për pakë,
I ndjej këmbët, që rendin tani, rendin….
Si një mace që kërkon e hutuar, kotelen e saj,
Dhe ja, ajo mjaullin diku…! Llampa e Aladinit,
Më pëshpërin, për mrekullirat e një kopështi,
Që është diku tej …..

Është kopështi i një dashuire të re,
Plot trëndafilë, të vaditur nga vesa e mëngjesit ,
Ndërsa unë…., Prisja mbi supet e brishta,
Litarët e valë dhe të trishtueshëm, -Të lotëve!
Raimonda MOISIU
Flaming Island
FL USA