Poezi nga Sabit Rrustemi

05.03.2019 18:29:45

BAC …

Kur Ti shkrepshe plumba
për t’ia shkyer atë perde të zezë
shekullit të mbështjellur nga ajo Natë e gjatë
unë e do t’jerë
nëpër faqet bardh e zi
ende e kërkonim Lirinë diku mes fjalësh

S’patëm bole për kandar
as lamsha për prapanicë

Mos shih kusur as tash
që t’lamë fikall vetëm
n’atë Shpi t’Madhe Zjarri e Lirie
me me të dashurit e Tu
duke dëshmuar për të satën herë
se si mbrohet Pragu
e Oxhaku
aty ku ende i Kuq
rrjedh gjaku nëpër damarë

Na qëlluan këmbët e lehta
Bac
s’patëm kohë me t’kallzue
kah e ku po shkojmë

Krejt birat e mijve ishin zënë
udhëve mbetëm duke u sjellur
si pordha nëpër tirçi

Dha Zoti e ia behën Dajtë e M’dhaj
prej qiellit njëherë
e pastaj edhe për toke
sa mos me na i bartë sorrat eshtnat
tek brejnë mizat hekur

Shpëtuam
kush me faqe t’piklueme
kush të përlyeme
e kush të zezë fare
sa për t’ardhur çdo fillim marsi
për t’u përkulur para teje
pa skuqje
e pa një kërkim falje

……………………

Bac
as tash pas njëzet vjete
hiç mirë s’po na k’nohet

Mos e baftë Zoti me krisë edhe njëherë
se po për t’mbetë Ti vetëm
sërish…

Vetëm me këta të Dashurit e Tu

( Rrajë Çepurit, 5 Mars 2019 )