Poezi nga Shefki Arifi

25.03.2019 02:06:20

NJË VEND NË ZEMËR DO TA KEMI PËR TY

Lamtumirë Ilias!, të thamë ne sotë
Që t’u prenë në mes një botë me ëndrra.
Sytë na u kthyen në dete me lotë,
Nga dhimbjet qe ne kemi thellë në zemra.

Do na mungojnë buzeqeshjet e tua,
Dhe s’e kemi më përqafimin tend.
Se ëmbel na thoshje ..“shume ju dua!“
Për ty shpirti sotë na dhemb!

Ti vetë e tregove ç‘është dashuria,
Se i tëri ishe një dashuri.
S’do ti kurseja vitet e mia,
Vec ti të mos ikje, të mos ikje ti.

Ike vogëlush na le plagë të rënda,
Dhe buzëqeshja na ngriu në sy.
Gjenë më të shtrenjtë do të ruajmë brenda,
Një vend në zemër do ta kemi për ty.

( KUSHTUAR ILIASIT QË U NDA NGA NE )

Fotografia e Shefik Arifi
Fotografia e Shefik Arifi
Fotografia e Shefik Arifi