Poezi nga Shukrije Dedinca Borovci

04.03.2019 01:15:39

MOS QESH

Mos qesh e mos u zgërdhi
Mos u tall më hallexhiun
Gjersa ti ndjehesh i lumtur
Ka të tjerë që gjumi nuk i zë nga uria
Të tjerë që presin sulmin a vdekjen
Po të semuret që mezi u zbardhe dita…
Mos qesh me atë që dashuria e trathtoi
Me atë që zemra iu thye
Kur më të dashurin me dhe e mbuloi
Mos injoro të varferin
Ndoshta shumeçka i mungon
Por zemren plotë e ka
Mos u tall as më dashurinë
Të thyesh zemra
E me helm të besh shtëpinë
Mos mendo se si ti nuk ka
Mos shiko vetem para hundes tënde
Ka te tjere sa s’ta merre mendja
Te dashur e bujar
Mendjendritur e të mbarë
Ne jete s’është më rëndësi 
As pedigreja e as nga ke ardhe
Nese zemer s’ke
Dhe as nuk kupton
Se çdokush në jetë
Ka diçka që e lumturon.

27.02.019