Poezi nga Shukrije Gashi

13.07.2020 09:45:17

Mbi krahe shqiponje

Edhe hijet e maleve e shkembijeve
jane ne ecje jodyzuar ne asnje gjethe
a gur qe levize per hir te jetes
shtigjeve te rrpinjeta dje frika
nuk pati as vend as kuptim
e sigurt si drita e diellit
e gurgullima e lumenjeve per rrjedhen
e lire mori andrren e heronjeve ne sy
ece kaluar ne kembet e tua ushtar
shkeljet mbi shkarpa kane magjine e besimit
ne cdo kohe edhe atehere kur nata ka roje ndricimi yjet
ah ushtaret lavdine e kane ne namin
e Lirise nen thembra u godet shuplaka
e shtegut te harruar me pahir
yjet nuk jane vetem as pas mesnate
ece edhe fillikat
Darka e Fundit nuk fjet ne paqe me Jezusin
ne gjumin e harreses
Juda pati miq ne 12 numra tej e tek…