Poezi për Kosovën

24.05.2019 16:46:02

Nuk t’ kam thanë Kosovë

Ka mbi dyzetvjet

Një këngë e përzier me buzeqeshje herë-lotë

Udheton në artieriet e mia  për Ty

Kosovë nuk t’ kam thanë

Ta kam borgj vargun – kënëgen

që dyzetvjet shpirt im nuk e ka kënduar

Isha e dehun nga e keqja s munda më përballu…

Kur malet e fushat tuaja ti gjakosen më barbari

Heshti kanga në mua, jo pse s të doja TY

Udhëtonte në gjakun tim dëshpërimi

Qe jetoje Ti…

Ta kam borgj këngën Kosovë

Për fëmijtë e vrarë, ishin të pafajshëm

Të pambrojtur, ti e di…

Kosovë, ta kam borgj këngën për djemt tu  që nuk diten tutë

Për djemt tu që nuk kursyen gjakun  për liri

Të buzëqeshesh pas plojës përsëri

Ta kam borgj këngën, Kosovë,  për Nënat që në ditë luftë

Nëpër bjeshkë të dëbuara sypatrembura

Pjeknin bukë në rrezet e lirisë, sofrën gjithmonë kanë shtru..

Borgj këngën, Kosovë   ta kam për nënat lehona

Që linden fëmijë nëpër krisma lufte e të kërcenuara

Që ti Kosovë të mbetesh e re

Qe ti Kosovë  të mos plakësh kurrë..

Ta kam borgj këngën Kosovë nuk ta kam thanë

për arat tuaj me lules shumëngjyrë

Oh për ato bukuri shtatlarta që cdo ditë rritën në ty..

Ta kam borgj këngën Kosovë për Trepçen flori..

Për buzëqeshjen tanë që veç ti di me falë

KOSOVË emri dhe fjala ime parë ..