Pogba-Man Utd, 48 orët e ardhshme vendosin çdo gjë

27.07.2016 23:18:29

Juventusi dhe Mancheste Unitedi raportohet se janë shumë afër arritjes së marrëveshje për transferimin e Paul Pogbas drejt Anglisë.

Sipas SkySport Italia, Djajtë e Kuq do të paguajnë 110 milionë euro dhe bonuse për rekord të ri botëror për transferimin e mesfushorit francez.

Raportohet se marrëveshja u vonua për shkak se asnjëri ekip nuk pranonte të paguante 20 milionë euro për agjentin Mino Raiola, por që tani thuhet se është arritur edhe kjo marrëveshje dhe pagesën do ta bëjë Unitedi.

23-vjeçari do të ribashkohet me Unitedin katër vjet pasi kaloi në Serie A, si lojtar i lirë.