Polica e Kosovës në 11.30 njofton për aksionin e djeshëm policor në shtatë rajone të Kosovës

09.09.2016 11:03:05

Pas pak minutave, policia e Kosovës do të mbajë konferencë me gazetarë, në të cilën do të b[jë publike rezultatet e aksionit të realizuar dje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ATK-në dhe Inspektoratin e MTI-së. Këtë e kam bërë të njohur nëpërmjet një komunikate të shpërndarë pak më parë.

Komunikata e plotë:

“Sot me 9 shtator 2016, nga ora 11:30, Policia e Kosovës do të mbajë një Konferencë për media, ku do të ipen detaje lidhur me operacionin e zhvilluar dje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ATK-në dhe Inspektoratin e MTI-së, në shtatë rajone të vendit , në perpjekje për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës me mallra me që rast u konfiskuan dëshmi të rëndësishme dhe u arrestuan disa persona të dyshuar. Konferenca mbahet: Vendi: Stacioni policor “ Qendra në Prishtinë Ora: 11:30, hapja e konferencës Datë: 09/09/2016. Ftohen të gjitha mediat të marrin pjesë në këtë konferencë, ku do të kenë mundësinë të marrin edhe pamje .”