Policët në Azerbajxhan shpërndanë lule për shoferet (Foto)

08.03.2017 12:10:46

Policët e trafikut në kryeqendrën azere Baku në Azerbajxhan , me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, për pjesëmarrësit në komunikacion organizuan befasi.

Bëhet fjalë për aksionin të cilin e organizoi Drejtoria e policisë së trafikut të Bakut në rrugët e këtij qyteti.

Policët e trafikut ndaluan vozitësit, ndërsa pas kësaj, për befasi të tyre, u dhanë dhurata dhe lule. Gratë e befasuara falënderuan policët për këtë gjest të bukur, raporton Anadolu Agency.

Urime me rastin e Ditës së Gruas dërgoi edhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

tet