Polici merr karburant me bidona

28.01.2017 22:40:21

Makinat e Policisë së Shtetit mbeten pa karburant.

Ora News ka siguruar fotot e këtij polici në autostradën Lushnje-Fier, cili ka mbetur në rrugë për mungesë karburanti.

Ai është detyruar të marrë kaburant me bidona pranë një pike karburanti në autostradë, për të mbushur makinën që i kishte ngecur më tutje në autostradë.