Policia: 24 orët e fundit kanë ndodhur 82 aksidente rrugore

29.07.2016 12:06:24

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit në territorin e Kosovës, kanë ndodhur 82 aksidente të trafikut rrugor. Sipas të dhënave të policisë, 27 aksidente kanë përfunduar me lëndime të shkallëve të ndryshme. Ndërsa 55 aksidente tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Sipas policisë shkaktari kryesor i aksidenteve mbetet mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë, në këto ditë kur trafiku rrugor është më i rënduar se zakonisht.

Njësitet e trafikut rrugor njoftojnë se ndaj ngasësve të cilët kanë rënë ndesh me rregullat e komunikacionit, kanë shqiptuar 1140 gjoba.