Policia arreston 114 persona në aksionin “Stop drogave në shkolla”

06.11.2017 16:12:17
?????????????????????????????????????????????????????????
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës një mujore janë arrestuar 114 persona, në aksionin e tyre të quajtur “Stop drogave në shkolla”.

Prej 114 të arrestuarve 25 kanë qenë nxënës kurse tjerë jo. 38 prej tyre kanë qenë konsumues të drogës, kurse 76 shëprndarës.

Policia gjithashtu ka sekuestruar edhe sasi të drogave.

Lexo komunikatën e plotë nga Policia e Kosovës:

Në vazhdën e veprimeve aktive Policia e Kosovës gjatë periudhës kohore njëmujore, konkretisht nga 02.11.2017 deri 31.11.2017 ka realizuar aktivitetet e saja policore në fushën e parandalimit poashtu edhe në fushën operacionale në funksion të implementimit efektiv të Urdhrit Operativ “ Stop drogave në shkolla“

Në fushën e parandalimit janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollës, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, janë mbajtur ligjërata, janë shpërndarë fletushka dhe janë angazhuar zyrtarë policor për patrullime rreth shkollave.

Në fushën operacionale janë kontrolluar persona të cilët kanë  frekuentuar në zonën e sigurisë 300 m rreth shkollave, po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara.

Sipas planit për realizimin e aktiviteteve janë angazhuar zyrtarë policor nga,  Drejtoritë Rajonale të Policisë, Stacionet Policore, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

* Për periudhën raportuese njëmujore janë realizuar:

–              933  vizita dhe kontakte me personelin e shkollave,

–            1813  patrullime rreth shkollave,

–            2385  persona të kontrolluar,

–              958  vetura të kontrolluara,

–                75  lokale të kontrolluara,

–                23  ligjërata në shkolla,

–            1505 pjesëmarrës, nxënës,

–              100 pjesmarrës, prindër

–            1265  fletushka, broshura

* Si rezultat i angazhimit të shtuar policor janë:

-iniciuar 101 raste

-arrestuar  114  persona

Janë konfiskuar:

–          Mariuhanë 3 kg e 781.75 g (në realizim të planit)

–          Heroinë 267,5 g ( jashtë oborreve të shkollave)

–          2 bimë të kanabisit ( jashtë oborreve të shkollave)

–          1 tabletë ekstazy ( jashtë oborreve të shkollave

Konfiskime tjera

–          4804.6 euro

–          4 armë

–          54 fishekë

–          1 boks hekuri

–          1 veturë dh

–          1 shufër metalike

Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në teren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 m, rreth shkollave si në parqe, rrugë e hapësira të tjera.

Prej 101 rasteve:

–            13 raste brenda oborreve,

–            27 raste afër oborreve   të shkollave,

–            61 në perimetrin prej 300m

Prej numrit të përgjithshëm të arrestuarve (114):

–  25 janë nxënës ( të gjithë të shkollave të mesme)

–  89 nuk kanë qenë nxënës.

Prej numrit të përgjithshëm të arrestuarve (114):

–          38 persona kanë qenë shpërndarës të drogës

–          76 konsumues.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprave kriminale, dhe ne veqanti luftës ndaj trafikimit me narkotik.