Policia arreston një person para Kuvendit të Kosovës

22.02.2018 17:45:40
Një person i dyshuar është arrestuar sot para Kuvendit të Kosovës, gjatë kohës sa ishte duke u mbajtur seanca për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Për personin në fjalë është hapur rast për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ka treguar për Insajderi, zëdhënësja në Policinë e Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00, është hapur një rast ndaj një personi për prishje të rendit dhe qetësisë publik dhe i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ka thënë Ahmeti.

Një person i dyshuar është arrestuar sot para Kuvendit të Kosovës, gjatë kohës sa ishte duke u mbajtur seanca për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Dyshohet se personi ka hedhur gur brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës.