Policia arreston një të dyshuar për sulmin ndaj serbëve në Mitrovicë

18.03.2017 20:28:33
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulmin ndaj serbëve sonte pasdite tek Ura e Ibrit në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar për Tanjug, Shefi rajonal i Operacioneve në Policinë e Kosovës, Zheljko Bojiq , transmeton lajmi.net

Ai ka thënë se i ndaluari është B.A (25 vjet) shqiptar i Kosovës, duke shtuar se janë në hetim për të tjerët që janë përfshirë në ngjarje.