Policia bastis një shtëpi në Suharekë, gjen armë e municion

03.08.2016 14:47:29
Drejtoria e Policisë Rajonale e Prizrenit, ka njoftuar se njësitet policore në Suharekë kanë bastisur një shtëpi banimi në fshatin Grejkoc ku kanë gjetur armë ilegale.
Bastisja është kryer pasi policia ka pranuar informacione se pronari i shtëpisë, posedonte armë zjarri.

“Gjatë kontrollit është gjetur një armë luftarake e llojit “Sharce” e prodhimit kinez me nëntë fishekë të kalibrit 7.62mm. Arma, municioni luftarak dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme”, thuhet në raportin e policisë.