Policia demanton lajmet se janë arrestuar personat që rrahën Sokol Zogajn

19.08.2017 12:44:11
Policia e Kosovës konfirmoi se ka demantuar lajmet që kanë qarkulluar mbrëmë se janë arrestuar tre të dyshuar në rastin e rrahjes së ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Policia tha të shtunën se është arritur të identifikohen tre të dyshuar.

“Është lokalizuar dhe konfiskuar vetura Golf IV me targa lokale te cilën dyshohet se personat e dyshuar e kanë përdorë në rast. Ndërsa me datën 18.08.2017 me urdhëresë te Gjykatës Themelore në Prishtinë janë realizuar tri bastisje në lokacione të ndryshme për kërkim të personave te dyshuar mirëpo të njëjtit nuk janë hasur. Policia është duke punuar intensivisht në rast”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Të dyshuarit janë: Blerim Abdullahu, Burim Zhejqi dhe Guri Mulolli.