Policia dhe Prokuroria: Do t’i arrestojmë ata që abuzojnë me vota të dielën në Drenas

02.12.2016 12:44:38

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, në një konferencë për medie kanë bërë të dituar se kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe akne marr të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit.

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit KQZ-ës, Enis Halimi, ka thënë se përgatitjet si dhe implementimi i procesit zgjedhor në Drenas po shkon sipas planeve operacionale të KQZ-së. Ai ka theksuar se i kanë të gjitha materialet në depot e tyre dhe se kanë përfunduar trajnimin e komisionarëve. Halimi ka thënë se në Komunën e Drenasit janë 52 mijë e 569 votues.

Prokurorja Laura Pula, ka thënë se kanë bashkërenduar veprimet e tyre me të gjitha institucionet me qëllim të mbarëvajtjes së zgjedhjeve. Si veprime konkrete ajo ka njoftuar se kanë angazhuar prokuror kujdestar si në Prishtinë ashtu edhe në Drenas. Gjithashtu ka thënë se kanë angazhuar edhe staf mbështetës për të siguruar efikasitet në mbrojtje të votës.