Policia e arrestoi një person me një tonelatë kanabis

17.02.2017 09:11:35

Policia e Shqipërisë thotë se e ka arrestuar një person, i cili ishte i dyshuar se i kishte 1.38 tonelatë kanabis të thatë të fshehur nën shtëpinë e tij.

Në kumtesën e djeshme të policisë theksohet se droga ishte gjetur e paketuar në qese plastike dhe të fshehura në tunelet nëntokësore, që ai i kishte gërmuar nën shtëpinë e tij, në një fshat të rrethit të Vlorës, 160 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, Tiranë.

Policia tha se plani ishte që kjo drogë të kontrabandohej në Itali.

Autoritetet në Shqipëri thonë se afro 2.5 milionë bimë të marihuanës ishin mbjellur vitin e kaluar, që është një sasi katër herë më e madhe se në vitin 2015, raporton agjencia AP.

Autoritetet, po ashtu, kanë raportuar për konfiskim të disa tonelatave të kanabisit në kalimet kufitare ose në anijet që lundronin për në Italinë dhe Greqinë fqinje.