Policia e Kosovës hedh bomba shok para ndërtesës ku gjendeshin Gjuriç dhe Selakoviç

26.03.2018 17:48:28

Policia e Kosovës ka hedhur bomba shok para ndërtesës ku gjendeshin Marko Gjuriç dhe Selakoviç, për të larguar serbët të cilët ua kanë pamundësuar qasjen në sallën ku ishin zyrtarët serbë.

Policia e Kosovës kishin ardhur para pallatit të Mitrovicës në tentim për ta arrestuar Gjuriçin dhe Selakoviçin, por serbët e mbledhur e kishin pamundësuar për një kohë këtë. Mirëpo, në fund policia ka arritur t’i arrestoj ata.