Policia e Kosovës: Ju tregojmë në orën 14:30 për kërcënimin e ISIS-it ISIS, ilustrim

15.02.2017 13:48:47

Policia e Kosovës ka konfirmuar se para pak ditësh ka pasur kërcënime nga ISIS për një sulm të mundshëm në Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti , ka thënë se ky rast ka ndodhur para 3-4 ditësh.

Policia e Kosovës për informata më të hollësishme do të mbajë edhe një konferencë për media në ora 14:30.

Pak më herët u publikua lajmi që Universieti i Prishtinës sot është detyruar ta ndërrojë lokacionin për mbajten e mbledhjes në 47 vjetorin e UP-së, pasi kishte marr një kërcënim nga ISIS-i.

 “Do t’ju sulmojmë me datën 15.02 (shkurt) dhe shihemi te Zoti”, shkruante letra e lënë në sallën ku planifikohej të mbahej ceremonia, ka thënë Hoti.