Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kapllan Dreshajt

21.02.2020 14:02:43

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e Kapllan (Selim) Dreshaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve.

Kapllan (Selim) Dreshaj, i lindur me 05.10.1988 në Pejë është i dënuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e këtij personi të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com